Vettingu sërish në Kushtetuese, reagon Ambasada e SHBA-ve

Shqipëria

Vettingu sërish në Kushtetuese, reagon Ambasada e SHBA-ve

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 17:45
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në lidhje me ankesën e bërë nga Unioni i Gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për sa i përket ligjit të vettingut.

Ambasada, përmes një deklarate për mediat bën me dije se nxit Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias

Deklarata e plotë

Ambasada e SHBA mbështet deklaratat në mbështetje të reformës në drejtësi nga udhëheqësit e tri partive politike më të mëdha në vend. 

Ata kanë të drejtë kur thonë se reforma në drejtësi do të ecë përpara, por populli shqiptar duhet të shqetësohet nga përpjekjet për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar. 

Vetingu duhet të jetë i fortë dhe kuptimplotë, sepse elementët kryesorë anti-korrupsion të reformës, përfshirë SPAK-un dhe BKH-në, varen nga gjykatës dhe prokurorë të ndershëm.

Ne nxisim Gjykatën Kushtetuese që të shqyrtojë ankesat në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ne përgëzojmë qytetarët shqiptarë, shoqërinë civile dhe median e pavarur, që vazhdojnë të jenë syhapur që njerëzit e korruptuar të mos ua vjedhin demokracinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat