Lulzim Basha: Po pres arrestimet para zgjedhjeve

Shqipëria

Lulzim Basha: Po pres arrestimet para zgjedhjeve

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 21:23
Lulzim Basha

Lulzim Basha u shpreh në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, se ndonëse objektivi i tij ishte largimi i Kryeministrit Rama, ai i shërbeu interesit të vendit duke bërë një marrëveshje, që rrëzoi gjysmën e kabinetit.

"Larguam një tufë ministrash që ishin bërë gati të suleshin me lukuninë e administratës mbi votën e shqiptarëve, krijuam një klimë të re në raport me qytetarët. Ata kanë më shumë besim te procesi, zyrtarët që kishin ndërmend të abuzonin po struken e do të struken dita-ditës. Nja 30 drejtorë të mëdhenj e të mesëm janë shkarkuar, disa janë proceduar penalisht. Do të doja të shihja më shumë të arrestuar. Ministri i Brendshëm po bën maksimumin dhe shpresoj  që Drejtori i Policisë t’i përgjigjet sipas ligjit , e jo sipas urdhrave nga politika.

Po pres arrestimet, sepse disa e kanë vendin me masa sigurie, sepse Kodi Penal e parashikon që ata shkojnë minimalisht 1 vit prapa hekurave për abuzimin me detyrën në funksion të votës. I bëj thirrje Shtetit të zbatojë Kodin Penal që i çon prapa hekurave ata që sjellin apo marrin kartat e identitetit, ata që cenojnë votën, ata që premtojnë e mashtrojnë për votën.", -tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat