Partia Socialiste feston 26-vjetorin

Shqipëria

Partia Socialiste feston 26-vjetorin

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 23:41
Edi Rama

PS feston këtë 12 qershor 26 – vjetorin e themelimit në kulmin e fushatës zgjedhore.  Në një fjalim të shkurtër Edi Rama përshëndeti deputëte themelues të kësaj force disa prej të cilëve edhe pse në këto zgjedhje nuk u vendosën në lista për deputetë morën pjesë në festën e organizuar në oborrin e selisë rozë.

Një përshëndetje e posaçme i shkoi doktor Halim Kosovës, i cili përfaqësonte Partinë Demokratike.

Ra në sy mungesa e përfaqësuesëve të LSI, të cilëve duke se Rama iu përgjigj me këtë batutë.

“Ne shpresojmë të marrin timonin në 25 qershor bashkë me levën e marshit”.

Kryesocialisti përsëriti bindjen se në 25 qershor socialistët do të marrin një mandat të vetëm për të qeverisur, ndërsa vlerësoi bashkëqeverisjen në 4 vitet e mandatit të parë.

Në fund një urim i shkoi dhe kryetari të PD-së, i cili feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me Partinë Socialiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat