Kreu i PD Lulzim Basha, i ftuar dje në emisionin “Dritare me Rudinën”, deklaroi se me PD, LSI nuk ka më shans të hyjë në pazare.
“Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skllavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij, në shtëpinë e saj, e presim zemërhapur, nuk kemi asnjë zemërthyerje për çfarë ka ndodhur se edhe ne kemi përgjegjësitë tonë që i pranojmë.
Por ama janë të paralajmëruar, ky është momenti të kthehen në shtëpinë e tyre, përndryshe në haur me Baftjarët e Republikës së Vjetër” tha ai.