Rama publikon një foto të vitit 1930 të kishës së Shën Antonit në Laç

Shqipëria

Rama publikon një foto të vitit 1930 të kishës së Shën Antonit në Laç

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2017 Në ora: 21:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në rubrikën e tij të përditshme Amarcord ka publikuar një fotografi të Marubit të bërë në vitin 1930 në Laç.

Rama ka thënë se 13 qershori është dita e përkujtimit liturgjik të Shn'Anoit, shenjt katolik për nga besa e mirëbërës i të gjithëve.

Postimi i plotë:

AMARCORD

Vetmitar si Shën Antoni i Padovës, ermitazhi i famshëm i dedikuar shenjtit qëndron stoik në këtë foto të Marubit të 1930, në shkrepat e Laçit.

13 qershori është dita e përkujtimit liturgjik të Shn'Anoit, shenjt katolik për nga besa e mirëbërës i të gjithëve, prej birësimit shpirtëror të mbarë shqiptarëve, të cilët, pa dallim feje, e përnderojnë nëpërmjet lutjes dhe pelegrinazheve të tyre.

Gëzuar emrin të gjithë shqiptarëve që kanë fatin të quhen Anton, Ndue dhe Ndojë. 

Image
Kisha e Shën Antonit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat