Rama: E luftuam Vetingun, do ta luftojmë dhe fitojmë rritjen e ekonomisë dhe punësimin

Shqipëria

Rama: E luftuam Vetingun, do ta luftojmë dhe fitojmë rritjen e ekonomisë dhe punësimin

Nga: B.S Më: 14 qershor 2017 Në ora: 08:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se siç e kanë luftuar Vetingun, do ta luftojnë e fitojnë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë.

Rama përmes urimit të tij të përditshëm në mëngjes ka uruar për ditë të mbarë shqiptarët përmes një videoje që sipas tij është e veçantë sepse është nga të rinjtë dhe komuniteti i njësisë 3 në Tiranë.

Ashtu siç shkruan edhe në statuse të tjera Rama përsëri ka shkruar se kanë bërë shumë, por kanë akoma më shumë për të bërë.

“Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave” shkruan Rama në Facebook.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë mesazh kaq të veçantë nga të rinjtë dhe komuniteti i Njësisë 3 në Tiranë 

Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste  nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Për #ShqipërinëQëDuam me #Shtet  #Punë  #Mirëqenie

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat