Transportonte para drejt Tiranës, makina e policisë private pëson aksident në Sarandë!

Shqipëria

Transportonte para drejt Tiranës, makina e policisë private pëson aksident në Sarandë!

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 11:03
Sarandë

Një automjet I një policie private e cila po transportonte sasi paraje është aksidentuar në vendin e njohur si Uraj e Gajtarit në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth një orë e 30 minuta më parë, ku automjeti I policisë private me targa AA 363 HI ka dalë nga rruga. Paratë kishin destinacion Tiranën.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme material të automjetit.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 09:00, njoftohemi se në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” Sarandë, ka dalë nga rruga automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë.

Si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat