Takim i jashtëzakonshëm i Bashës me Presidentin Donald Trump!

Shqipëria

Takim i jashtëzakonshëm i Bashës me Presidentin Donald Trump!

Nga: H. Orana Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:07
Lulzim Basha takon presidentin Donald Trump

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një vizite dy ditore në SHBA ka takuar sot Presidentin amerikan, Donald Trump.

Basha përmes një postimi në Facebook ka thënë se vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim për një Republikë me ekonomi të fortë dhe të ardhme të sigurt për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.

Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.

Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat