LSI Vlorë: Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj kësaj partie

Shqipëria

LSI Vlorë: Nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj kësaj partie

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 20:28
LSI logo

Dega  e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat denoncon shkeljet e rënda ligjore që lidhen me goditjen e anëtarëve të kësaj force politike.

“I garantojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës se ne nuk frikësohemi dhe nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj LSI-së, gjë që shpreh në mënyrë të qartë ankthin ndaj fitores së LSI më 25 Qershor”, shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se kjo forcë politike po mbledh prova të pakontestueshme të individëve të përfshirë, prova të cilat pritet të bëhen publike në ditën në vijim.

Deklarata e LSI, Vlorë

LSI Vlorë denoncon shkeljet e rënda ligjore, që lidhen me goditjen në mënyrë të turpshme të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë dhe krijimin e një klime presioni ndaj qytetarëve.

I garantojmë mbështetësit tanë dhe të gjithë qytetarët e Vlorës se ne nuk frikësohemi dhe nuk do të falim asnjë që guxon të bëjë presion ndaj LSI-së, gjë që shpreh në mënyrë të qartë ankthin ndaj fitores së LSI më 25 Qershor.

Ne po mbledhim prova të pakontestueshme në bazë të informacioneve që kemi dhe në ditët në vijim do t’i bëjmë publike e do t’i ndjekim ligjërisht edhe me emra konkretë individësh të përfshirë.

Qytetarë vlonjatë, dëshmoni edhe një herë kurajën tuaj për të mos rënë pre dhe për të mos e shitur dinjitetin tuaj ndaj presioneve të paskrupullta dhe mashtrimeve të asfaltit e makijazhit elektoral të radhës.

Qyteti i Pavarësisë nuk e shet dinjitetin përballë zinxhirit të korrupsionit masiv që po shtrin tentakulat për të kapur e bërë pis dhe këtë fushatë zgjedhore.

Ne zotohemi për t’i dalë për zot çdo qytetari vlonjat, që të ushtrojë lirisht të drejtën e votës siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat