Rama ngacmon Tërmet Peçin: Turistët vijnë për Ali Pashën, pas 100 vjetësh do vijnë për banesën tënde

Shqipëria

Rama ngacmon Tërmet Peçin: Turistët vijnë për Ali Pashën, pas 100 vjetësh do vijnë për banesën tënde

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 11:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Tepelënë në një takim elektoral atje. Ai ka thënë se qeveria ka një plan për të zbuluar Kalanë e Ali Pashë Tepelenës.

Rama përfitoi nga rasti për të ngacmuar edhe kryebashkiakun Tërmet Peçi. Ai tha se turistët vijnë në Tepelënë për Kalanë e Ali Pashës, dhe jo për të parë ku banon Tërmet Peçi.

“Bota zihet se kush ta marrë Ali Pashën, por ne që e kemi tonin i bëmë atë që s’ia bërë as turku. Kalaja e tij e rrethuar me ndërtime pa leje.Kemi një plan për ta zbuluar komplet Kalanë. Se turistët vijnë për Ali Pashën jo se ku banon Tërmet Peçi. Pas 100 vjetësh do vijnë turistët për të parë se ku ka banuar Tërmeti”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat