Skandal me Maturën Shtetërore 2017, del teza e matematikës gjatë provimit

Shqipëria

Skandal me Maturën Shtetërore 2017, del teza e matematikës gjatë provimit

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 16:25
Pamje nga video

Matura Shtetërore e këtij viti është shoqëruar me probleme të njëpasnjëshëm. Edhe pse Ministria e Arsimit shtoi numrin e administratorëve dhe forcoi sigurinë për testimin e matematikës, nxënësit kanë mundur të nxjerrin jashtë mureve të klasës variantin A të testimit, i cili është publikuar në rrjetet sociale një orë pas nisjes së procesit.

Ishin vetë maturantët që pohuan se teza që qarkullon në rrjetet sociale është ajo mbi të cilën kanë punuar sot.

Ministria e Arsimit nuk jep asnjë sqarim në lidhje me këtë skandal.

Stafi i ministres teknike të arsimit, pohon se procesi është mbikëqyrur nga Komisioni i Maturës Shtetërore, i cili ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me daljen e tezës së matematikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat