Lul Berisha i dërgon live sms Ben Blushit: Jemi takuar edhe më parë

Shqipëria

Lul Berisha i dërgon live sms Ben Blushit: Jemi takuar edhe më parë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 01:20
Lul Berisha

Kreu i LIBRA, Ben Blushi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ka sqaruar se si ka rënë në kurthin e Lul Berishës, ndërsa po takonte qytetarët e Durrësit, por ky i fundit nuk ka vonuar t’i dërgojë një mesazh live në studio. 

Lul Berisha i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit, Blendi Fevziut, ku i shkruante: “Unë jam takuar edhe herë tjetër me Blushin, kur ai ka qenë ministër.”

Blushi ka mohuar këtë prentendim të Berishës duke theksuar se nuk e njeh atë dhe nëse do e kishte takuar më parë përballjen para disa ditësh në Durrës do e kishte shmangur.

Përgjatë debatit me gazetarët në studio, Blushi tregoi faktet dhe provat që vërtetojnë që ai ka rënë në kurthin e Rilindjes.

“Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund t’a njihja unë”, është shprehur Blushi.

Ai tregoi se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS sipas Blushit ka tentuar ta shpërndaj edhe më tej foton nëpër media. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat