Kishte kthyer shtëpinë në qendër prostitucioni, pranga 34 vjeçares dhe 5 punonjëseve

Shqipëria

Kishte kthyer shtëpinë në qendër prostitucioni, pranga 34 vjeçares dhe 5 punonjëseve

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 09:01
Ilustrim

Një operacioni i koduar "Chat Line 2" është finalizuar me sukses ku në pranga kanë rënë 6 shtetase si dhe do të procedohen në gjende të lirë 3 të tjera.

Specialistët e Seksionit Kundër trafiqeve të paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Chat Line 2", në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetaset: 

1.   L. B., 34 vjeçe (Nenet 114, 170/a dhe 180)

2.   J. H., 19 vjeçe (Neni 113)

3.   E. T., 18 vjeçe (Neni 113)

4.    K. A., 32 vjeçe (Neni 113)

5.    I. U., 22 vjeçe (Neni 113)

6.    E. A., 22 vjeçe (Neni 113)

 Gjithashtu janë proceduar në gjende të lirë shtetaset: 

1.     Xh. B., 18 vjeçe (Neni 113)

2.     E. L, 24 vjeçe (Neni 113)

3.     K. M., 23 vjeçe (Neni 113) 

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale, ku shtetasja L. B., prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e kësaj shtetaseje në Tiranë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 

- 7 njësi kompjuteri

- 7 ekrane kompjuteri

- 7 kamera për komunikime video online 

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale, "Prostitucion", “Shfrytëzim për  prostitucion”, “Punësimi i paligjshëm” dhe "Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga Nenet 113, 114, 170/a dhe 180 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat