Ja si arrestohen klandestinët shqiptarë në Holandë

Shqipëria

Ja si arrestohen klandestinët shqiptarë në Holandë

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 15:41
Pamjet filmike janë nga kamerat e trupit të agjentëve të Policisë Holandeze

Publikohet video e arrestimit të disa klandestinëve shqiptarë të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht nga porti i Rotterdamit në Holandë drejt Britanisë së Madhe. Klandestinët, të gjithë meshkuj u zbuluan në brendësi te kamionët e parkuar në terminalin e portit.

Pamjet filmike që u siguruan nga media shqiptare janë nga kamerat e trupit të agjentëve të Policisë Holandeze. Në video duken dy incidente të ndara nga njëri - tjetri. Në incidentin e parë zbulohen 5 shqiptarë, të cilët kishin hyrë forcërisht në kamion, duke prerë me thikë mbulesën e rimorkios së kamionit. Klandestinët tentuan të fshehin gjurmët e tyre, por pa sukses.

Në incidentin e dytë në Portin e Rotterdamit duken se si dy shqiptarë arrestohen, pasi u zbuluan në një rimorkio të parkuar në terminal.

Numri i klandestinëve shqiptarë në Holandë vitin e kaluar ka pësuar një rritje drastike. Në vitin 2016 rreth 700 shtetas shqiptarë, përfshirë edhe fëmijë,  u zbuluan në Holandë gjatë  tentativës së tyre për të kaluar në rrugë klandestine në shtete të tjera europiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat