Këshilltari i kreut të Kuvendit: Meta nuk ka trashëguar asgjë…

Shqipëria

Këshilltari i kreut të Kuvendit: Meta nuk ka trashëguar asgjë…

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 16:30
Emiljano Aleksi

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social, Emiljano Aleksi, këshilltar i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se Meta nuk ka trashëguar një lum elektoral por është ndërtues i shtëpisë së tij politike.

“Ilir Meta nuk lundron mbi një lumë elektoral të trashëguar, por është në shteg të vet, hapur me mund dhe përmes rreziqesh çdo lloji, në xhunglën politike shqiptare. Ndaj çdo “negociator” ndeshet me rastin më të vështirë, sepse Meta pra, në trajektoren e tij politike, nuk ka trashëguar asgjë nga dikush tjetër”, shkruan Aleksi në llogarinë e tij në Facebook.

Statusi i Emiljano Aleksit:

Kohë më parë, thuhet se një hebre, kur do të blejë një shtëpi, pyet paraprakisht pronarin e asaj shtëpie nëse e ka vënë dhe ndërtuar vetë apo ia ka trashëguar babait apo familjes atë pronë. Nëse pronari i shtëpisë i thotë se e ka vënë dhe e ka ndërtuar vetë, atëherë i mençuri, tërhiqet dhe nuk këmbëngul ta blejë atë shtëpi. Nëse pronari i përgjigjet se ia ka lënë babai, apo e ka trashëguar, ai, mençurisht ulet dhe bën pazar. Sepse hebreu i mençur e di nga eksperienca që është shumë më e lehtë të blesh shtëpi me çmim shumë më të ulët nga trashëguesi dhe krejt i pamundur bëhet ky pazar me atë që e ka ndërtuar vetë, që nga guri i parë i themelit.

Ky është dhe rasti i Ilir Metës, vetë ndërtues të shtëpisë së tij politike. Ilir Meta nuk lundron mbi një lumë elektoral të trashëguar, por është në shteg të vet, hapur me mund dhe përmes rreziqesh çdo lloji, në xhunglën politike shqiptare. Ndaj çdo “negociator” ndeshet me rastin më të vështirë, sepse Meta pra, në trajektoren e tij politike, nuk ka trashëguar asgjë nga dikush tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat