Nesër seanca e jashtëzakonshme mbi Vetingun, ja rendi i ditës

Shqipëria

Nesër seanca e jashtëzakonshme mbi Vetingun, ja rendi i ditës

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 18:17
Kuvendi i Shqiperise

Kreu në detyrë i Kuvendit, Ilir Meta, ka thirrur ditën e nesërme seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, lidhur me komisionet ad hoc të Vetingut.

Seanca do të mblidhet dy herë, njëherë në orën 10:00 të paradites për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc me 12 anëtarë dhe me 6 anëtarë.

Njoftimi për mbledhjen e seancës së jashtëzakonshme

Seancë plenare ora 10:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 45/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” ”, të ndryshuar”.

Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 46/2017 “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”. 3. Betimi i Avokatit të Popullit.

Seancë plenare ora 14:00 me këtë rend dite: 1. Projektvendimi “Për miratimin e listës së kandidatëve të përzgjedhur për në institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat