Basha bën fushatë me foton e Trump: Ky burrë është burim frymëzimi

Shqipëria

Basha bën fushatë me foton e Trump: Ky burrë është burim frymëzimi

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:54
Lulzim Basha dhe Donald Trump

Fotografia e kreut të opozitës, Lulzim Basha me Presidentin amerikan, Donald Trump ka nisur të përdoret gjerësisht në fushatën elektorale të demokratëve.

Sot atë fotografi e kemi parë në pankartat e mbështetësve të PD-së në Berat, ku Basha po zhvillon një takim.

Jo vetëm kaq, por edhe vetë Basha e mbajti në dorë për disa çaste një pankartë të tillë, sipës së cilës është shkruar slogani i demokratëve “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt”. Basha tha se Donald Trump është burim frymëzimi.

“Edhe ky burrë (tregon foton me Trump) e nisi rrugën e tij kundër establishmentit poltik. Trump është burim frymëzimi për ne. Takimi me Trump ishte një nder dhe privilegj. Rama refuzon debatin, pasi ndryshe nga unë që vij me një plan ekonomik me ekspertët më të mirë, ai nuk ka program. Rama premtoi 300 mijë vende pune, por i çoi refugjatë”– tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat