Marrëdhëniet me Greqinë, Bushati-Metës: Lajkat i takojnë një politike të vjetër

Shqipëria

Marrëdhëniet me Greqinë, Bushati-Metës: Lajkat i takojnë një politike të vjetër

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 00:40
Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar pas intervistës së Kreut të Kuvendit Ilir Meta dhënë për një television grek ku ka deklaruar se Edi Rama ka vështirësuar marrëdhëniet me Greqinë.

Në një status në FB, numri një i diplomacisë shqiptare shkruan:

Kjo fushatë, që është me e qeta dhe me e papolarizuara në historinë e pluralizmit, falë marrëveshjes politike të ofruar nga Partia Socialiste për opozitën, po kthehet dita-ditës në një fushatë të Presidentit të zgjedhur të Republikës, kundër qeverisë dhe opozitës, si të përfaqësonte një lëvizje shtet-shthurëse.

Linja jonë ka qenë mospërfshirja në sherrin e stisur. Vetë Kryeministri ka zgjedhur linjën e mosshpërqëndrimit nga mesazhi ynë për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe reformat shtetbërëse. Megjithatë e kam të pamundur të mos shprehem për intervistën surreale të Presidentit të zgjedhur me votat tona, për një media të huaj.

Partnerët e sigurtë shihen në sy dhe flasin troç; tregtarët e flamujve e shesin miqësinë e vërtetë për një pjatë thjerrëza. Në fund hesapi është i qartë dhe çdo partner brenda dhe jashtë mund t’i bjerë lapsit: qartësi strategjike për një bashkëpunim jetik mes Shqiperisë dhe vendeve të rajonit. Lajkat dhe përkëdheljet sterile i takojnë një politike të vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat