Betohet Avokatja e re e Popullit

Shqipëria

Betohet Avokatja e re e Popullit

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:33
Erinda Ballanca

Erinda Ballanca është betuar sot në Parlament si Avokate e re e Popullit.

Ballanca u propozua nga Partia Demokratike pas marrëveshjes Rama-Basha në muajin maj, që i dha fund krizës politike dhe i hapi rrugë futjes së opozitës në zgjedhje.

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do të mbroj kurdoherë liritë dhe të drejtat themelore të njerëzve pa dallim në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjet e Republikës së Shqipërisë”, lexoi Kryetari i kuvendit, Ilir Meta betimin.

Ndërsa Ballanca tha “Betohem”, duke nisur zyrtarisht detyrën e saj të re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat