Rama reagon pas intervistës së Metës në televizionin grek, “Star”

Shqipëria

Rama reagon pas intervistës së Metës në televizionin grek, “Star”

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 13:14
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama reagoi të shtunën pas intervistës së dhënë një ditë më parë nga Presidenti i zgjedhur, aktualisht Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, për televizionin grek “Star”.

“Shokuese intervista e Ilir Metës për tv grek!Si mundet një President shqiptar të shajë kryeministrin e vendit si të ishte ekstremist fqinj? TURP!”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

I pyetur mbi marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, Meta u shpreh dje për televizionin grek “Star” se “në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq z. Rama ka marrëdhënie të vështira me të gjithë dhe të paqëndrueshme, përfshirë dhe Greqinë, por jo vetëm Greqinë, por dhe fqinjë të tjerë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat