Incidenti në Lezhë, Xhixho: Dita për të ndëshkuar bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron

Shqipëria

Incidenti në Lezhë, Xhixho: Dita për të ndëshkuar bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 14:43
Erisa Xhixho

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë ditën e sotme të kandidates së PS-së për Lezhën Lindita Nikollës, lidhur me incidentin e ndodhur në këtë qytet, ku u dhunua përfaqësuesi i LSI-së. 

Duke ju referuar reagimit të kreut të Kuvendit Ilir Meta, ku paralajmëroi të gjithë drejtuesit e policisë që të mos angazhohen në fushatë si dhe të arrestojnë dhunuesit e simpatizantëve, Xhixho thekson se ish-kreu i LSI-së ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit.

“Ilir Meta ka sulmuar policinë e drogës dhe të krimit dhe jo Policinë e Shtetit. Të gjithë policët në Shqipëri e dinë që Meta ka qenë mbështetësi më i madh i Policisë së Shtetit në ditët e saj më të vështira kur është sulmuar nga banditët e kriminelët. Policia e Shtetit duhet të ishte distancuar dje nga deklarata e paligjshme dhe e papërgjegjshme e Edi Ramës që i bëri thirrje për të mbledhur vota për rilindjen. 

Nuk mund të ketë zgjedhje të qeta në Lezhë aq kohë sa në krye të komisariatit është kushuriri i kandidatit të dytë në listën e rilindjes në Dibër, i vendosur aty për arsye politike, për të favorizuar rilindjen dhe personat në kërkim të rilindjes që nuk i kap policia, për të menaxhuar plantacionet e kanabisit dhe për të ushtruar dhunë ndaj atyre që nuk votojnë rilindjen. Policia e Shtetit të ndahet nga policia e drogës dhe e dhunimit të zgjedhjeve. Koha kur Lezha qeveriset nga bandat po mbaron. 25 Qershor, dita e gjykimit të madh për të ndëshkuar me votë bandat dhe frymëzuesit e tyre politik po afron.”, -shprehet Xhixho. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat