Bregu paralajmëron: Beteja sapo ka filluar

Shqipëria

Bregu paralajmëron: Beteja sapo ka filluar

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 17:30
Majlinda Bregu

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu foli ditën e sotme për mediat pas miratimit të listave të anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Bregu tha se i vjen mirë që më në fund reforma në drejtësi është në rrugë të duhur. Ndryshe nga Topalli, ajo u shpreh optimiste për këtë proces dhe tha se do të nxjerrë në pah të vërteta të mëdha që janë mbajtur të fshehta.

E pyetur nga gazetarët nëse i vjen keq që s’do të jetë më deputete, Bregu tha se beteja sapo ka nisur. “Mirë nuk më vjen që s’do jem pjesë e Kuvendit, por them se beteja sapo ka filluar”, tha Bregu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat