Basha i hakërrehet Ramës: Unë nuk jam çun i mirë, por...

Shqipëria

Basha i hakërrehet Ramës: Unë nuk jam çun i mirë, por...

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 20:43
Lulzim Basha

Prej javësh Kryeministri Rama nëpër takimet e tij elektorale parapëlqen që tu thotë simpatizantëve se Lulzim Basha nuk është çun i keq, por më shumë se kaq nuk mund të jetë.

Këtë të shtunë, Lulzim Basha i është përgjigjur retorikës së Ramës, duke thënë se ai nuk është çun i mirë, por më i miri në garën e 25 qershorit.

Nga Elbasani, Basha ka deklaruar se PD nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lloj koalicioni me PS-në, duke shtuar se nëse PD vjen në pushtet, të paktën 3 investitorë të mëdhenj nga SHBA, janë të gatshëm të vijnë për të investuar para në Shqipëri.

"Unë nuk jam çun i mirë, unë jam më i miri në këtë garë, me planin më të mire dhe me vendosshmërinë për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza! Janë të paktën tre investitorë shumë të mëdhenj amerikanë që do të investojnë në Shqipëri sa të vijmë ne në pushtet."-tha Basha.

Më tutje, Basha ka akuzuar Ramën se hoqi nga lista për deputetë gratë për t'i zëvendësuar me trafikantë të nënave dhe motrave shqiptare.

“T’i japim fund teatrit të Edi Ramës, njeriut përgjegjës për situatën në këtë vend, që e ka gojën plot për gratë, por të tjera bën e të tjera thotë. I përdor gratë për fushatë, nuk është kujtuar kurrë për mirë për to. Gjë të mirë në këto 4 vite për gratë nuk arriti.

Sipas statistikave të INSTAT-it të Ramës janë dyfishuar divorcet, kush e ka fajin, varfëria, papunësia. Fjalë ka shumë, premtimet jo vetëm që nuk i mban por shkon në drejtimin tjetër, se po ta mbushësh vendin me kriminelë, kush i ka pasojat më të mëdha? Sigurisht gratë. Është kujtuar për t’i hequr nga listat për deputetë që të fuste trafikantë të nënave dhe motrave shqiptare,” tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat