Majko, një letër për Presidentin...Meta

Shqipëria

Majko, një letër për Presidentin...Meta

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 21:24
Majko

Në një postim në profilin e tij në Facebook nën titullin “Shënim për Presidentin... Meta”, Pandeli Majko shprehet i shqetësuar se akuzat dhe paralajmërimet destabilizuese që ai po hedh këto ditë nuk i shërbejnë Shqipërisë.

Sipas Majkos, Meta si politikan i vjetër duhet t’i lerë pasionet e garës dhe si President i zgjedhur duhet të lërë menjanë “bombat” për mosdekretim qeverish dhe armatosjen e popullit

Si rregull, shkruan Majko, Presidenti shprehet për ato që ndodhin dhe jo për të kundërtën. “Ai nuk është as gjykatës dhe as gjykatë. Qëndrimet e tij nuk janë gjykime emocionale, por detyrime kushtetuese”, shkruan ai.

Image
Foto me te cilen Majko shoqeron shenimin e tij

Sipas Majkos, kritikat e një Presidenti të sapozgjedhur për Kryeministrin e vendit të tij duhet të mbeten brenda  shtëpisë, mes shqiptarëve, ku Presidenti  është një figurë qendrore dhe përfaqëson uniteti kombëtar dhe jo marrëdhëniet me fqinjët. 

Për Pandeli Majkon, turi i falenderimeve të Metës përfundoi në tur fyerjesh. Ai  bën thirrje që Presidenti i zgjedhur duhet të lërë LSI në fatin e vet politik dhe të përgatitet për “kujdestarinë” e Shqipërisë.  

Majko, duke uruar një reflektim nga ana e Metës thotë se gjakftohtësia, megjithëse nuk është shkruar në Kushtetutë, nuk justifikohet me të kundërtën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat