Patozi përplaset me Ramën jashtë Kuvendit: Ti ke ikur nga PD kur…

Shqipëria

Patozi përplaset me Ramën jashtë Kuvendit: Ti ke ikur nga PD kur…

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 07:10
Rama dhe Patozi

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi është përplasur sot me kryeministrin Rama pas seancës së jashtëzakonshme në Parlament, ku u votuan listat e emërimeve të anëtarëve të komisioneve të vetingut.

Patozi kërkoi të merrte fjalën për një replikë me Ramën, mirëpo fjala nuk iu dha nga kryetari i Kuvendit.

Në këtë mënyrë replika është zhvilluar jashtë Parlamentit. Gazetari i “Panoramës”, Juxhin Mustafaraj ka filmuar përplasjen.

Në të shihet qartë se Rama dhe Patozi replikojnë me njëri-tjetrin, ndërsa kryeministri i thotë se moskandimi i tij në listat e PD-së ka ardhur pas një interviste të deputetit dhënë për “Top-Channel”.

“E di kur ke ikur ti, kur dhe atë intervistën te TCH”, i thotë Rama Patozit. Kujtojmë se pas mospërfshirjes së Patozit në listat e PD-së, deputeti shkroi se Rama e ia kishte paralajmeruar moskandidimin e tij, qe para paktit me Bashën, duke ngritur dyshime.

DEBATI

Patozi: Une nuk te kam nderhyre ne marredhenien qe ke me ate. Marredhenien qe ke ti me ate une nuk ta prish.

Rama: Ti do ikje qe 90 dite para. Çfare marredhenie…

Patozi: Ate marredhenien qe ke ti me ate.

Rama: O zotri e di kur ke ik ti….Ti ike pasi dhe ate intervisten te Topi.

Patozi: Po e di, por…

Rama: E pra, ma hedh mua fajin kot…

Patozi: Por puna eshte qe une s’kam ikur. Dhe ti e di qe nuk kam ikur, prandaj flet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat