Mediu në Domje: Kur të votoni, mendohuni sepse po vendosni për fëmijët tuaj

Shqipëria

Mediu në Domje: Kur të votoni, mendohuni sepse po vendosni për fëmijët tuaj

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 10:15
Mediu në Domje

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e një lagjeje në Fushë Domje. Në prani edhe të kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili dhe dhjetëra simpatizantëve dhe përkrahësve, Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik me të cilin “Republika e Re” vjen para qytetarëve, me angazhime konkrete dhe synimin madhor për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur qeveria Rama.

Mediu në fjalën e tij theksoi se për tre muaj në ‘çadrën e lirisë’, e djathta shqiptare protestoi me qëllimin e vetëm dhe madhor, sigurimin e votës së lirë që qytetarëve. “Nuk ka gjë më të rëndësishme se vota, liria për t’u shprehur-nënvizo Mediu,-pasi kështu ne vendosim të ardhmen për vete dhe fëmijët tanë. Por qeveria me anë të krimit dhe korrupsionit kërkon të na blejë ne, të na vendosë një çmim”.

Më tej Mediu u shpreh edhe në lidhje me prioritetet ekonomike që program i “Republikës së Re” parashtron për qytetarët, ku forcimi I ekonomisë individuale dhe familjare do të jetë drejtimi kryesor në të cilin do të punohet, me anë të uljes së taksave.

Një tjetër takim mjaft I përzemërt ishte edhe ai që Mediu zhvilloi me banorët e një lagjeje tjetër në Domje, ku i pranishëm ishte edhe një prej figurave të Partisë Demokratike, Jemin Gjana. Zoti Gjana, i bëri thirrje banorëve të Domjes që të votojnë për nr.6, Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që është përpjekur gjithmonë për banorët e kësaj zone.

Gjana duke kërkuar votat për Partinë Demokratike i ftoi banorët që secili prej tyre të mendohet dhe të shikojë ndryshimet në gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale, gjatë qeverisjes socialiste dhe asaj demokratike.

Ndërkohë që para fermerëve të kësaj zone, Mediu u shpreh se Partia Demokratike do të investojë 150 milionë euro në bujqësi, ç’ka do të sjellë një ndryshim rrënjësor, në menaxhimin e këtij resursi, që do të jetë burim kryesor për ekonominë shqiptare.

Në fund të fjalës së tij, Mediu u bëri thirrje banorëve të Domjes, që të votojnë për nr. 6, Partinë Demokratike, e cila është mundësia e vetme për mirëqenie dhe siguri për banorët e Domjes dhe të mbarë Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat