Afera e CEZ, Shkëlzen Berisha padi për Karlo Bolinon dhe Romeo Karaj

Shqipëria

Afera e CEZ, Shkëlzen Berisha padi për Karlo Bolinon dhe Romeo Karaj

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 16:36
Shkëlzen Berisha

Shkëlzen Berisha ka reaguar në lidhje me shpifjen e radhës të bërë në mediat e italo-shqiptarit, Carlo Bollino. Këto media sot, kanë botuar një intervistë të Romeo Karajt, i cili thoshte se drejtori i CEZ kishte banuar në banesën e tij.

Për këtë shpifje, Shkëlzen Berisha ka deklaruar se do të bëje një padi penale në gjykatë. Ndonëse ndaj të dyve janë ngritur padi të tjera penale për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, me sa duket Bollino dhe Karaj e kanë të vështirë të shkëputen nga gënjeshtrat dhe nga njeri-tjetri.

“Padi e re penale për çiftin Bonnie and Clyde. Urithi i Ramës ka shpërndarë sot shpifjen e radhës në tualetin mediatik të Bolinos, sipas së cilës drejtori i CEZ paska banuar në shtëpinë time. Edhe për këtë gënjeshtër, njësoj si për të parën, do të përgjigjet penalisht, në padinë e dytë që do ngrihet ndaj tij për shpifje brenda javës që vjen”, shkruan Shkëlzen Berisha në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat