Djali i deputetit të PS-së, hotele e shampanjë mijëra euroshe në natë

Shqipëria

Djali i deputetit të PS-së, hotele e shampanjë mijëra euroshe në natë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 16:49
Pjerin Ndreu

Disa foto të jetës luksoze të djalit të deputetit të Partisë Socialiste Pjerin Ndreu janë bërë publike. Siç edhe e shikoni në foto, ai është në “në ambiente të shtrenjta nën shoqërinë e një vajze”.

Fotot janë dërguar tek newsbomb.al ku është djalit të deputetit Pjerin Ndreu, bashkangjitur të cilave shkruan se Alvin Nreu “flen në hotele 400 $ nata, pi shampanjë 1000 $".

Mesazhi i plotë i denoncuesit:

Po ju dergoj disa foto te cunit te deputetit me te varfer ne kuvendin e shqiperis Pjerin Ndreut, Alvin Ndreut ku cuni i vet flen ne hotele 400 $ nata dhe pi shampanj 1000 $. Po ne populli i thjeshte qe nuk i kemi pare bashke kurre 400 $, duhet ti ndeshkojme me vote keta plehra qe na moren frymen.

T'ju kujtoj qe vllai deputetit Pjerin Ndreu eshte dhe drejtori i kapitenerise se Shqiperise te cilit iu kerkua dorëheqja jave me pare nga SHKB per korrupsion. Valle kur do ndaloje ky popull se vuajturi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat