Basha në Shkodër: Ora e Ramës ka mbaruar, PD fiton 8 mandate

Shqipëria

Basha në Shkodër: Ora e Ramës ka mbaruar, PD fiton 8 mandate

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 16:56
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha tha në mbledhjen e Kryesisë në Shkodër se kryeministri Rama e ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me Shqipërinë dhe se ora e tij ka mbaruar.

“Kryeministri në detyrë Edi Rama ka mbyllur njëherë e mirë kapitullin me Shqipërinë, pasi koha e tij ka mbaruar. Edi Rama ka mbyllur kapitullin e vet jo vetëm në Shkodër, por në mbarë vendin. Ora e tij ka përfunduar. Deputetët dhe shtabi i Shkodrës janë në terren për fitoren e padiskutueshme të Partisë Demokratike dhe shpartallimin total të Republikës së Vjetër”, tha Basha ndër të tjera.

Basha vlerësoi Shkodrën si bastion historik të së djathtës, duke theksuar se PD lufton në këtë qark për të marrë 8 deputetë. Ai kërkoi angazhim maksimal të demokratëve për një rezultat sa më të mirë më datë 25 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat