MMSR: Drejtori i Zyrës së punës në Kuçovë përdor zyrat e shtetit edhe pse i pezulluar

Shqipëria

MMSR: Drejtori i Zyrës së punës në Kuçovë përdor zyrat e shtetit edhe pse i pezulluar

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 17:01
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Ministria e Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë, ka denoncuar rastin e Drejtorit të Zyrës së Punës në Kuçovë, i cili edhe pse është i pezulluar nga detyra, vazhdon të përdori zyrat e shtetit për në funksion të fushatës elektorale.

“Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ka konstatuar me keqardhje angazhimin në fushatë elektorale të disa drejtuesve rajonalë të institucioneve në varësi. Rasti më i fundit i takon Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës Z. Saimir Plaku, i cili edhe pse është pezulluar nga detyra, për shkak se kandidon për Partinë Socialiste, vazhdon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës”, shkruhet në njoftimin për shtyp të ministrisë.

Njoftimi i plotë

Drejtori i Zyrës së Punës në Kuçovë në shkelje te ligjit

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, ka konstatuar me keqardhje angazhimin në fushatë elektorale të disa drejtuesve rajonalë të institucioneve në varësi. Rasti më i fundit i takon Drejtorit të Zyrës së Punës në qytetin e Kuçovës Z. Saimir Plaku, i cili edhe pse është pezulluar nga detyra, për shkak se kandidon për Partinë Socialiste, vazhdon të përdorë zyrat shtetërore në funksion të fushatës.

Kujtojmë edhe një herë se veprime të tilla që synojnë të përdorin burimet njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore në funskion të fushatës zgjedhore, si dhe presioni mbi punonjësit e tjerë të administratës përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i bën thirrje Z. Plaku dhe të gjithë drejtuesve apo punonjësve të administratës të distancohen nga këto veprime dhe të heqin dorë nga përdorimi i postit apo zyrave të shtetit për të bërë fushatë. MMSR do të nisë menjëherë procedurat për kallzimin në prokurori të rastit në fjalë si dhe angazhohet të ndërmarrë të njëjtat hapa edhe për rastet e tjera që do të vërtetohen në shkelje të ligjit.

Ndërkohë Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, duke falenderuar qytetarët që kanë denoncuar në numrin e telefonit +355697868366 rastet e abuzimit të punonjësve të administratës që janë angazhuar në fushatë zgjedhore brenda orarit zyrtar të punës, dëshiron të informojë opinionin publik se janë në proces verfikimi një numër i konsiderueshëm rastesh.

MMSR, do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për largimin nga puna dhe kallzimin penal për të gjitha rastet që vërtetohen në shkelje të ligjeve  dhe  Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat