Kontributi i LSI në reforma? Ja si i përgjigjet Luan Rama kryeministrit

Shqipëria

Kontributi i LSI në reforma? Ja si i përgjigjet Luan Rama kryeministrit

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 18:42
Nënkryetari i LSI, Luan Rama

Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministri Rama se LSI ka dhënë kontribut thjesht me votat për reformat. Funksionari i lartë i kësaj partie pasi e cilësoi Ramën gjunjëkëputur argumentoi se si ndima e LSI ka qenë shumë më e madhe për Shqipërinë, sidomos duke mos lejuar që të bëhej sikurse kishte konceptuar kryeministri në funksion të tij.

Luan Rama: Ai tha që LSI gjatë katër viteve në bashkëqeverisje me PS-në ka ndihmuar vetëm me votat e saj për reformat dhe nuk ka bërë asgjë tjetër. Të gjitha të mirat e tjera këtij populli ia paska bërë vetëm Rilindja. Më lejoni t’u kujtoj vetëm njërën prej tyre, më të rëndësishmen padyshim, reformën në drejtësi. Po, kryetari i Rilindjes ka një të drejtë që thotë se ne nuk e lejuam ta bënte reformën ashtu siç e kishte ideuar, konceptuar për ta realizuar ai. Që reforma në drejtësi të shërbente që edhe ky pushtet i pavarur, pra pushteti i drejtësisë, të bëhej aneksi i Rilindjes.

Luan Rama tha se një tjetër mashtrim i Rilindjes ka të bëjë me deklaratën se në bashkinë e Vorës janë rreth 3 mijë familje që nuk kanë marrë dot hipotekat e pronësisë së tyre.

Luan Rama: I ftoj të 3 mijë familjet qytetare banore të Bashkisë së Vorës që të paraqiten nesër pranë hipotekës së Tiranës për të marrë aktet e pronësisë meqenëse tani e ka zotëria në fjalë të gjithë pjesën e tepsisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat