Dhunimi i koordinatorit të LSI-së, reagon policia: Është edhe drejtor shkolle

Shqipëria

Dhunimi i koordinatorit të LSI-së, reagon policia: Është edhe drejtor shkolle

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 07:38
Ilir Meta

Policia e Fushë Krujës ka dhënë detaje për dhunën e ushtruar mbi koordinatorin e LSI në këtë qytet. Forcat blu kanë thënë se pre e dhunës ka rënë shtetasi Blerim Çela, 40 vjeç, i cili rezulton se është edhe drejtor i shkollës 9-vjeçare pikërisht në Fushë Krujë.

“Në datë 18.06.2017, rreth orës 18:00, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin B.Ç. rreth 40 vjeç, banues në Fushë- Krujë, Drejtor i Shkollës 9-vjeçare në Fushë Krujë. Shtetasi B.Ç. ka qenë duke u futur në një lokal, Bar- Kafe në Fushë Krujë kur është konfliktuar dhe goditur nga disa persona. Shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin  Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihmë mjekësore.  Me të marrë njoftim menjëherë është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.

Prokuroria është duke u marrë me ngjarjen, për ta zbardhur atë në mënyrë të saktë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat