Nxehet fushata në Gramsh, militantët kërcënojnë njeri - tjetrin në lokale

Shqipëria

Nxehet fushata në Gramsh, militantët kërcënojnë njeri - tjetrin në lokale

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 10:21
Pamje nga Gramshi

Fushata elektorale në Gramsh është nxehur shumë këto ditë, aq sa militantët e partive po kanosin, kërcënojnë dhe po konfrontohen me njeri-tjetrin edhe në rrugë e lokale.

Policia e Elbasanit ka njoftuar sot për dy raste:

Për procedim në gjëndje të lire në ngarkim të 3 shtetasve: B.B, 35 vjeç,  V.B, 31 vjeç dhe M.H, 25 vjeç, të tre banues në Gramsh, si përfaqësues të një subjekti politik kanë kanosur shtetasin A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.

Kësisoj, treshja po procedohet për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", parashikuar nga neni 329 i Kodit Penal.

Rasti tjetër ka ndodhur në lokal. A.Q., 40 vjeç banues në Tiranë, që po procedohet në liri, ndërsa ishte në një lokal në Gramsh, ka penguar të hyjë dhe e ka kanosur shtetasin E.Z., 26 vjeç, anëtar i një subjekti politik në Gramsh, që po hynte në lokal së bashku me anëtarët e forcës së tij politike.

40-vjeçari nga Tirana po procedohet për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje" parashikuar nga neni  329 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat