Xhafa: Që sot ka nisur vettingu

Shqipëria

Xhafa: Që sot ka nisur vettingu

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 11:48
Fatmir Xhafaj

Deputeti i PS-së dhe kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, nuk ka mundur të shmangë të bërit politikë me një reformë ku të gjitha forcat politike kanë dhënë kontributin e tyre.

Në një konferencë të mbajtur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, Xhafaj është shprehur se që sot ka nisur reforma në drejtësi dhe vettingu për sistemin e drejtësisë.

Sipas Xhafës tani ka mbetur vetëm një segment i inkriminuar i politikës dhe drejtësisë që është kundër reformës në drejtësi, por sipas tij komisionet e vettingut e kanë nisur punën që ditën e sotme dhe kjo reformë nuk ndalon më.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat