Deklarata - Ministria e Financave nxit implementimin e uljes së TVSH për turizmin

Shqipëria

Deklarata - Ministria e Financave nxit implementimin e uljes së TVSH për turizmin

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 12:12
ilustrim

Ministria e Financave ka nxitur grupet e interesit që sa më shpejt të japin vlerësimet e tyre për ndryshimin në ligjin e TVSH për turizmin në mënyrë që ulja të implementohet gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Në një deklaratë për mediat, Ministrja e Financave Helga Vukaj, “në kuadër të konsolidimit të projekt-vendimit të Këshillit të Ministrave për zbatimin e ndryshimeve në ligjin për TVSH-në, e ka përcjellë këtë akt për vlerësim pranë Këshillit Tatimor si dhe grupeve të interesit, pas kërkesës së tyre. Ministria e Financave ka përgatitur aktin në fjalë dhe mbetet në pritje të vlerësimeve përfundimtare nga institucionet e mësipërme për miratimin e tij. Ministrja e Financave Vukaj bëri pjesë të konsultimit grupet e interesit/dhomat e biznesit, me qëllim konsolidimin e këtij projekt-vendimi.”

“Ministria e Financave nxit grupet e interesit/dhomat e biznesit dhe Këshillin Tatimor që sa më shpejt të japin vlerësimet e tyre në mënyrë që ndryshimet në Ligjin për TVSH-në të implementohen gjatë sezonit turistik të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Më tej ministria e Financave thotë se “ulja e TVSH-së në masën 6 % për strukturat akomoduese në fushën e turizmit pritet të nxisë investimet në këtë sektor jetik për ekonominë shqiptare. Implementimi i tij do të shoqërohet me rritjen e konkurencës dhe uljen e çmimeve.”  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat