KQZ në Shqipëri: Partitë të propozojnë komisionerët

Shqipëria

KQZ në Shqipëri: Partitë të propozojnë komisionerët

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 16:45
Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj

Gjashtë ditë para datës së zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përsëriti apelin ndaj partive politike që të emërojnë anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, në një deklaratë për shtyp, e quajti të patolerueshme këtë situate, e krijuar për shkak të mossjelljes së emrave nga ana e partive politike që ligji ju lejon të propozojnë anëtarë në KQV.

Sipas saj,  30 KZAZ në shkallë vendi nuk kanë përmbyllur ende emërimet për Komisionet e Qendrave të Votimit, dhe konkretisht ato në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë, etj. “6 ditë para datës së zgjedhjeve KQZ i kërkon partive politike të dorëzojnë propozimet e tyre pranë KZAZ-ve përkatëse”, deklaroi Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat