"Do të bie të fikët, mos u kap pas pantallonave të mia", Basha i kthehet ashpër Ramës

Shqipëria

"Do të bie të fikët, mos u kap pas pantallonave të mia", Basha i kthehet ashpër Ramës

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 19:10
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Berati hjate nje takimi me militantet e djathtë i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, pas akuzave te ketij te fundit se e PD ishte shnderruar si ' Balena Blu”.

"Ne ditët e fundit, Rama dhe sejmenët e tij gjetën të bëjnë humor më një lojë të zezë. Ndaj humorit të zi, Edi Rama vëri fre gjuhës se më 25 qershor do marrësh ndëshkimin popullor me votë. Nuk të lejoj të sillesh si kloun cirku nëpër Shqipëri dhe të pretendosh që nuk je autori i një mijë të zezave dhe halleve”, deklaroi Basha. 

Kreu i opozitës tha se planin ekonomik të PD-së e mbështet Europa dhe Amerika dhe është plani i ekipit fitues. Ai u shpreh i bindur për largimin e Ramës.  “Edi Rama asnjë ditë nuk mendoi për ju, për beratasit. Ai nuk e di se Berati jeni ju, se Shqipëria janë shqiptarët sepse asnjë ditë të vetme nuk punoi për ju, nuk ju kishte prioritet. Nuk mendoi dhe nuk i dëgjoi hallet tuaja. Jeton në flluskën e tij i rrethuar nga një grup oligarkësh dhe sot ka guximin të marrë në gojë të vetmin plan ekonomik që ka kjo fushatë. Planin ekonomik të PD-së, të ekipit fitues që e mbështet Europa, e mbështet Amerika. Do ikësh Edi Rama mos u kap kot pas pantallonave të mia. Do largohesh me votën e shqiptarëve. Askush nuk t’i harron 4 vite të shkatërrimit. 4 vite e zbraze Shqipërinë dhe sot 56% e shqiptarëve duan të ikin nga Shqipëria. Atij vetëm 5 minuta do ti bjerë të fikët për 5 minuat përpara meje, nga genjeshtrat e tij, ndaj nuk pranoi debat me mua ”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat