“Kush ka flamur PS-je apo LSI-je ta heqë se i prishim shtëpinë!” Rama i kthehet ashpër Xhelal Mziut!

Shqipëria

“Kush ka flamur PS-je apo LSI-je ta heqë se i prishim shtëpinë!” Rama i kthehet ashpër Xhelal Mziut!

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 19:11
Kryeministri Edi Rama

Më pak se një javë larg zgjedhjevetë 25 qershorit, Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë që Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si kërcënim nga Bodrumi I Republikës së Re.

“Kush ka vendosur flamurin e PS dhe të LSI -së le ta heqë brenda ditës së sotme, sepse nesër do t’i prishim shtëpinë…“- do të deklaronte Xhelal Mziu gjatë një takimi electoral në Kamëz.

Si kundërpërgjigje, Rama e ka hedhur në rrjetin e tij social këtë moment të kryebashkiakut të Kamzës, duke shkruar se kjo është Republika e Re… “qimja që ndërron në një qënie që zakonin se harron”- shkruan Kryeministri.

Postimi I Edi Ramës:

Kërcënim nga bodrumi i Republikës së Re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat