DENONCIMI/ “Niko Peleshi vodhi pikturat e Vangjush Mios në Korçë!”

Shqipëria

DENONCIMI/ “Niko Peleshi vodhi pikturat e Vangjush Mios në Korçë!”

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 20:01
Niko Peleshi

Ish kryeministri Sali Berisha shkruan se ish zv.kryeministri Niko Peleshi është në fakt grabitësi i vërtetë i pikturave të piktorit të njohur Vangjush Mio.

Berisha shkruan përmes një statusi në rrjetin e tij social se Peleshi ka ndërhyrë në gjyqin ndaj ish drejtorit të Pallatit të Kulturës në Korçë Vladimir Topi, i cili u akuzua për shpërdorim detyre.

Berisha i referohet një mesazhi nga qytetari digjital, i cili saktëson se në gjyqin ndaj Vladimir Topit ka ndërhyrë Niko Peleshi.

Për më tepër lexoni statusin e Berishës:

Niko Peleshi vodhi pikturat e Vangjush Mios!

Qytetari dixhital denoncon: -Niko Peleshin si hajdutin e pikturave te, -Piktorit te mirenjohur Vangjush Mio, -Per ta harruar vjedhjen, apo per te vjedhur edhe te tjerat, prej -kater vitesh Shtepine muze te Mios e mbajne te mbyllur! -Lexoni mesazhin dhe shikon fotot e qytetarit dixhital! sb

"I nderuar Z. Sali Berisha Fotot jane te shtepise muze, te Piktorit te Popullit Vangjush Mio. Kjo shtepi muze, ne qender te Korces, qe nga koha e skandalit, te vjedhjes se pikturave, ku protogonisti kryesor I vjedhjeve eshte Niko Peleshi,po ri e mbyllur. Aresyeja eshte fare e thjeshte. Te arrohet skandali I vjedhjes. Drejtuesi I Pallatit te kultures Vladimir Topi, u denoncua nga Prokuroria e Korces si shkaktari kryesor per vjedhjen e 27 pikturave te Vangjush Mios per shperdorim detyre.Per kete, u pushua edhe nga puna, me detyrim paraqitje. Gjyqi kunder tij vazhdoi per rreth 4 muaj. Si perfundim, nga nderhyrjet e Niko Peleshit, ai u denua vetem me gjobe 4.000.000 lek te vjetra. Megjithese ai u denua, Niko Peleshi, e ktheu perseri ne detyre. Aresyeja dihet nga te gjithe korcaret. Ai i di te gjitha vjedhjet qe jane bere ne Pallatin e Kultures Korce…."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat