Rama deklaratë therëse për LSI: Çirren e kërcënojnë. Unë dhe PS kemi dalë në luftë dhe… - Bota Sot
Rama deklaratë therëse për LSI: Çirren e kërcënojnë. Unë dhe PS kemi dalë në luftë dhe…

Shqipëria

E mërkurë, 18 tetor 2017

Rama deklaratë therëse për LSI: Çirren e kërcënojnë. Unë dhe PS kemi dalë në luftë dhe…

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 21:42
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, nga Fieri serish ka sulmuar LSI-në, e cila deri me tani ka qene aleate e PS ne qeveri.

Rama edhe nje here eshte shprehur se eshte krenar për punën e koalicionit dhe reformat e rëndësishme, ndërsa i vjen keq për “çirrjet e kërcënimet” e aleatëve të tij.

“Ne kemi qeverisur në këto 44 muaj në një koalicion, jemi shumë krenar për punën si koalicion, sepse jemi krenar për reformat që kemi bërë. Mirëpo aleatët tanë jo vetëm që s’janë krenar por kanë filluar me çirrje, kërcënime dhe çfarë godasin, reformat tona. Pse i godasin, pse i kanë votuar, me sa duket se ajo që iu ka interesuar nuk kanë qenë reformat për të bërë shtet por pjesa e tepsisë në pushtet.
Jam i keqardhur dhe sëkëlldisur kur shoh çdo ditë këtë shpërfytyrim të gjuhës së bashkudhëtarëve tanë.

Unë dhe PS nuk kemi dalë në luftë me të tjerët. Kemi dalë në këtë rrugëtim për të çuar flamurin kuq e zi në lartësinë që e çuan ata që i dhanë ngjyrën e gjakut dhe fluturimin e shqiponjës. O do bëjmë shtetin e shqiptarëve ose do mbetemi si zogjtë e korbit të ndarë në parti që nuk e lanë kurrë shqiponjën dykrenore të ngrihet në lartësi”, tha Rama.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test