Malaj: 2.8 % e maturantëve ngelës, 5103 kanë marrë 10 absolute

Shqipëria

Malaj: 2.8 % e maturantëve ngelës, 5103 kanë marrë 10 absolute

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 13:54
Nora Malaj

Zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj ka njoftuar se është mbyllur faza e provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore.

Duke bërë një bilanc, Malaj tha se 2.8 % e maturantëve kanë ngelur, ndërsa 5103 kanë marrë 10 absolute.

“90 maturantë janë kapur me telefona, një u kap me kopje, ndërkohë që janë marrë masa edhe për administratorët që kanë lejuar kopjet”, u shpreh Malaj.

Maturantët e pakënaqur, tha Malaj kanë të drejtë të kërkojnë kopjen e provimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat