Kreu i KQZ-së takon Vlahutinin, ja për çfarë u diskutua

Shqipëria

Kreu i KQZ-së takon Vlahutinin, ja për çfarë u diskutua

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 20:29
Klement Zguri dhe zëvëndëskryetari, Denar Biba pritën në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe zëvëndëskryetari, Denar Biba pritën në një takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi përgatitjet për procesin zgjedhor të datës 25 qershor dhe masat që KQZ ka ndërmarrë për mbarëvajtjen e procesit.

Kryetari i KQZ-së, Zguri e falënderoi Ambasadoren Vlahutin për mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka dhënë Komisionit në funksion të realizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithë pranuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat