Ilir Meta: LSI e vetmja forcë që mban besën

Shqipëria

Ilir Meta: LSI e vetmja forcë që mban besën

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 14:59
Presidenti i zgjedhur shqiptar, Ilir Meta

Presidenti i zgjedhur shqiptar, Ilir Meta ka premtuar të martën në Kavajë se Lëvizja Socialiste për Integrim ka për ta çliruar Shqipërinë nga oligarkia.

“Ne do t’ia heqim Shqipërinë oligarkisë, bandave të saj dhe kukullave të saj politike. Ne do ia japim Shqipërinë rinisë dhe intelektualëve”, është shprehur Meta.

Ai, po ashtu, ka thënë se LSI është e vetmja forcë që mban besën. “LSI, Ilir Meta dhe Kavaja kanë një gjë të përbashkët. Ju keni një ekip me emrin Besa dhe ne jemi e vetmja forcë që e mbajmë besën. Besa e Kavajës nuk ka lidhje me të pabesët e Rilindjes”, ka deklaruar Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat