Eduard Halimi denoncon: Forumi Rinor i PD në Urë Vajgurore u sulmua sot nga banditi i bashkisë

Shqipëria

Eduard Halimi denoncon: Forumi Rinor i PD në Urë Vajgurore u sulmua sot nga banditi i bashkisë

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 16:56
Deputeti demokrat, Eduard Halimi

Deputeti demokrat, Eduard Halimi që kandidon për një mandat tjetër në qarkun e Beratit ka denoncuar një sulm ndaj forumit rinor të PD-së në Urë Vajgurore. Sipas Halimit, FRPD është përballur me një ‘bandit, punonjës të bashkisë’ gjatë kohës që shpërndarin programin ekonomik.

Për këtë rast, Halimi thotë se ka denoncuar në polici, ndërkohë që iu bën thirrje partive të dënojnë sulmin.

“Agresohet forumi rinor në Urë Vajgurore, agresorin e pret përballja fatale me ligjin.
Forumi rinor i PD në Urë Vajgurore sot është përballur me një bandit, punonjës të Bashkisë i veshur me pushtet gjatë kohës që shpërndanin planin e Lulzim Bashës.
Kallëzimi është depozituar në Policinë e Shtetit ku isha personalisht dhe pres reagimin e saj të menjëhershëm që së bashku me prokurorinë të përballin me gjithë fuqinë e ligjit, banditin agresor.
I bëj thirrje forcave politike të dënojnë ashpër aktin banditesk të agresorit dhe t’i bashkohen thirrjes ndaj organeve të ligjit për të përballur banditin me gjithë fuqinë e ligjit”, shkruan Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat