Kandidatja e LSI nxjerr shifrat: Ja sa deputetë marrim më 25 qershor

Shqipëria

Kandidatja e LSI nxjerr shifrat: Ja sa deputetë marrim më 25 qershor

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:26
Nora Malaj

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, thotë se LSI do të dalë nga këto zgjedhje shumë më e fortë se në zgjedhjet e kaluara.

Malaj, e cila kandidon e dyta në listën e Durrësit, gjatë një interviste në TemaTV, tha se LSI do të marrë 44 deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndërsa në lidhje me maturën shtetërore, Malaj tha se provimi i anglishtes tregoi se maturantët e njohin mirë këtë gjuhë të huaj. Duke iu referuar rezultateve të bëra publike, Malaj tha se 97% e maturantëve rezultuan kalues në provimin e anglishtes, ndërsa 5103 prej tyre u vlerësuan me 10 absolute.

“97 % e maturantëve kanë marrë rezultate kaluese. Jemi më mirë në rezultat dhe notë mesatare në krahasim me vitin e kaluar. Nxënës me 10 absolute janë 5103. Kjo do të thotë se të rinjtë tanë e njohin shumë mirë nivelin B1 të gjuhës angleze”, tha ajo.

Në lidhje me daljen e tezës së provimit ende pa mbaruar ai, Malaj tha se teza është publikuar nga dikush që ka kopjuar, por kjo nuk cenon aspak procesin në tërësi.

“Ka dalë teza nga dikush që ka kopjuar. Kjo tregon që ende standarti i shoqërisë nuk është i tillë ta kuptojë se maturanti duhet të përballet me garën dhe të marrë atë që meriton”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat