Blushi: Kemi kapacitete për një përfaqësim dinjitoz

Shqipëria

Blushi: Kemi kapacitete për një përfaqësim dinjitoz

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 00:17
Ben Blushi

Kreu i Libra-s, Ben Blushi, ishte i ftuar sonte në emisionin "Top Show", ku foli për projektin e tij politik.

Blushi garantoi se ka të gjitha burimet njerëzore në partinë e tij, për të përballuar qoftë sfidën qeverisëse, qoftë atë të të bërit opozitë. 

"Ne i kemi të gjitha kapacitetet njerëzore për të përballuar çdo sfidë. Unë nuk mund të parashikoj se sa mandate do të marrim në zgjedhje, por u kërkoj shqiptarëve të na japin mundësinë të jemi në kuvend sa më të shumtë, qoftë edhe për të bërë një opozitë dinjitoze", u shpreh kreu i Libra. 

Blushi theksoi se partia që ai drejton, synon një rritje graduale të peshës politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat