Basha premton: Do prishet çdo koncesion korruptiv, Rapiskanin jo

Shqipëria

Basha premton: Do prishet çdo koncesion korruptiv, Rapiskanin jo

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 01:06
Lulzim Basha

Kryetari i PD-se Lulzim Basha ishte sot i ftuar në studion e emisionit “Arena” nga Dritan Hila në Ora News 

Pjese nga intervista

Hila: Do të prishni dhe koncesionet që janë lidhur në kohën e qeverisjes së PD?

Basha: Çdo koncesion do të prishet.

Hila: Do të prishet edhe ngjyrosja e karburantit, edhe pulla e taksës?

Basha: Çdo koncesion korruptiv do të prishet pavarësisht koha kur është lidhur. Secili do të vlerësohet individualisht dhe do të prishet. Rapiskani nuk do të prishet sepse është siguria kombëtare, po ta them që tani. Çdo tjetër nuk do ti shpëtojë sitës dhe vendimmarrjes. Por këto që janë krime mbi shëndetin si “check up”-i po na dalin 100 mijë të vdekur që e kanë bërë që të mbushi xhepat Rama bashkë me oligarken, kjo do marrë fund.

Hila: Edhe të dializës ku u dogjën katër veta do ta prishni?

Basha: Nuk mendoj që djegia kishte lidhje me dializën. Dializa ka lidhje me diçka tjetër, a është ky çmimi i duhur për të paguar për një shërbim që absolutisht Shqipëria ka nevojë dhe duhet ta marrë. A ka mënyrë për ta bërë më efiçente? Ke “check up”-in që është totalisht harxhim parash, ke sterizilimin që është krim mafioz, këtë të laboratorëve totalisht të panevojshme. Marrim sterilizimin, kishin të ndërtuar me kredinë që kanë paguar shqiptarët  furrën e sterilizimit, ishin trajnuar me këtë kredi 20 punonjës për të operuar, vinë këta në vend ta ndezin dhe të fillojë punën ja japin një kompanie me një punëtor në Bolonjë, me kapital 1000 euro që është miku i Beqaj dhe Ramës. Shteti paguan 80 mln euro.

Hila: Duhet të paguani gjobat pas. Nga ana ligjore janë të puthitura.

Basha: Zero. Jo vetëm që nuk do paguajmë gjoba. Kemi studiuar modele të vende të tjera ku ka pasur afera të tilla, Afrikë dhe Amerikën Latine. Dhe në këto vende me refomat që janë ndërmarrë nga ata që kanë shembur sisteme të tilla korruptive kemi parë modele ligjore të hartuara me asistencë të SHBA, Britanisë, Gjermanisë që jo vetëm me parime të njohura të doktrinës ligjore e bëjnë të pamundur evokimin  e mbrojtjes ligjore në rast të kontratave korruptive, por bëjnë të mundur për palën e dëmtuar që janë shqiptarët të përfaqësuar nga republika e re jo kjo e vjetra që është bashkëortake me këto koncesione që tu marrin mbrapsht dhe paratë e përfituara padrejtësisht.

Unë do të kem jo një departament por një Ministri të veçantë që do merret vetëm me këtë punë. Sepse këto para, një pjesë e tyre ndodhen në banka ofshore do ti kthehen shqiptarëve me çdo kusht.

Ndryshimi mes meje dhe Edi Ramës është se Edi Rama para katër vjetësh bëri premtime, 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, pa llogari, pa plan. Unë nuk kam asnjë premtim të vetëm, kam një plan ekonomik që vjen pas një studimi të thellë të gjendjes, të mundësive, pas një përllogaritje me shifra ekzakte vjetore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat