Topi: Rama e Basha, dakordësi për pushtet

Shqipëria

Topi: Rama e Basha, dakordësi për pushtet

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 08:15
Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi

Kreu i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, akuzoi Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës, Basha, se kanë rënë dakord që të mos sulmojnë njëri-tjetrin duke e lënë vendin pa oponencë, pas marrëveshjes së arritur mes tyre. Duke folur në takimin përmbyllës të fushatës së FRD-së, Topi kjo sjellje ka çoroditur shoqërinë.

“Por sot ka ardhur një ditë tjetër, askush nuk po del që të bëjë oponencë, sepse nga data 18 maj kemi një kryeministër dhe një kryetar opozite që në vend të bë- nin betejën e madhe publike dhe politike, janë bërë bashkë. Kanë rënë dakord që ti nuk do më atakosh për 3-4 gjëra të rëndësishme, ti do të bësh të njëjtën gjë për mua, dhe sot shoqëria shqiptare është më e çoroditur se kurrë”, tha Topi. Sipas tij, shqiptarët janë mërzitur nga kjo fushatë dhe këta politikanë.

“Njerëzit urojnë që fushata të mbarojë një orë e më parë, sepse nuk po shohin një fushatë, por një përplasje, sharje, denigrim, vanitet, nuk po shohin asnjë lloj programi, platforme, por vetëm përçmime. Politikanët kanë penetruar si një e keqe e madhe në jetën e qytetarëve në vend që të ishin mesanxherë të shpresës për Shqipërinë. Janë kthyer në njerëz që nuk pranohen më nga shoqëria”, tha kreu i FRD-së.

Ai akuzoi Kryeministrin Rama se po bën fushatë negativiste në këto zgjedhje, duke u kërkuar shqiptarëve të mos votojnë partitë e tjera.

“Kryeministri që në krye të qeverisë e ka pasur detyrim që të reformojë Kodin Zgjedhor, për t’u dhënë drejtësi zgjedhjeve tona, sepse jemi të bindur se drejtësia fillon ditën e zgjedhjeve. E kishte detyrim që ta bënte këtë bashkë me kryetarin e opozitës. I dështoi tri herë komisioni i reformës. Këtë e bëri në mënyrë të qëllimshme pikërisht për të ardhur sot dhe për të dalë përpara publikut për të thënë mos votoni të tjerët, por na votoni ne. E kam me kryeministrin sot, sepse atij nuk i takon kurrë që të bëjë fushatë negativiste, duke thënë më votoni mua dhe mos votoni partitë e tjera. Ne kemi apeluar që kjo klasë politike s’duhet të prodhojë atë Parlament që kemi sot. Kemi kërkuar që Parlamenti shqiptar nuk duhet të ketë më shumë se 100 deputetë, madje dhe 80, sepse janë rreth 60 deputetë që s’kanë folur asnjëherë në Parlament”, tha Topi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat