Meta: Nuk do ketë mëshirë për asnjë shef policie që ndërhyn në fushatë

Shqipëria

Meta: Nuk do ketë mëshirë për asnjë shef policie që ndërhyn në fushatë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 08:57
Ilir Meta

Gjatë një interviste në emisionin e mëngjesit në News 24, kryeparlamentari Ilir Meta foli për deklaratën e tij se populli do të armatoset nëse nuk kapen ata zagarë.

Meta u shpreh se policia e shtetit është e përfshirë me bandat e kriminale, ndaj nuk zbardh ngjarjet ku janë dhunuar mbështetësit e LSI-së.

 “Rama dhe Basha janë politikanë të ndikuar nga një grup oligarkësh në vend, por qytetarët do votojnë të lirë në 25 qershor. Ata persona që dhunuan kryeplakun e LSI janë në mbrojtje të policisë së Lezhës, kanë bërë platformën e kanabisit dhe dalin me uniformë policie e dhunojnë aktivistët e LSI, për të mos i lejuar të votojnë.

Pra, policia bëhet njësh me bandat, por nuk do të lejojmë që të kthehet koha e doktorit të parë. Unë nuk kam thënë që do të rrëmbehen armët , por që policia nuk do lejohet të dhunojë procesin. Do ketë qëndresë të hekurt ndaj policisë dhe s’do ketë mëshirë për asnjë shef policie të do të përfshihet”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat