Basha: Më të varfrit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme

Shqipëria

Basha: Më të varfrit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 09:50
Ilustrim

Përmes një reagimi në rrjetet sociale kreu i PD-së, Lulzim Basha shkruan se në Shqipëri ende njerëzit nuk kanë lekë për bukën e përditshme.

Sipas tij vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë

“Papunësia, pensionet e ulëta, çmimet e rritura kanë ulur fuqinë blerëse të qytetarëve. Më të varfrit nuk arrijnë të paguajnë as bukën e përditshme.

Në Maliq, në Kamëz, në Delvinë, në Rubik, në Tiranë, në Elbasan e kudo nëpër Shqipëri kam parë listat e borxheve të mijëra familjeve shqiptare.Vetëm një ekonomi e fortë do të rrisë të ardhurat, do të rrisë punësimin, do të zvogëlojë varfërinë. Këtë do të arrij me planin tim ekonomik, i cili do të sigurojë një të ardhme të sigurt për të gjithë. #EkonomieForte #Voto6”, shkruan Basha.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat